• Home
  • Champions League
  • 10 humbje të turpshme në 4 vite, rënia e pabesueshme e Barçës filloi në Paris

10 humbje të turpshme në 4 vite, rënia e pabesueshme e Barçës filloi në Paris

Ajo e pësuar të mërkurën në mbrëmje kundër Basyern Munich ka qenë humbja e 10-të e turpshme e pësuar nga Barcelona në katër vitet e fundit.

Vendosja e Xavi-t në drejtim të skuadrës duhej të ishte fillimi i një epoke të re për katalanasit, por muzika nuk ka ndryshuar, me bavarezët që kanë treguar përsëri se janë shumë më lart se spanjollët.

Nuk është e drejtë të fajësohet shumë Xavi për këtë dështim, duke parë se problemet kanë filluar shumë më parë.

Në të vërtetë, e para nga 10 humbjet e turpshme ka qenë në 2017-ën në Parkun e Princave kundër Paris Saint-Germain.

Ajo humbje 4-0 është dukur pothuajse si një aksident, duke parë se i ka ndodhur një skuadre që kishte në përbërje Lionel Messi, Neymar dhe Andres Iniesta.

Dhe “remontada” 6-1 në Camp Nou ka mbuluar problemet që u zbuluan në ndeshjen e luajtur në Francë.

Megjithatë, ka qenë një shenjë se një epokë po mbaronte, dhe humbja 3-0 kundër Juventus-it tri javë më mbrapa e konfirmoi këtë, ashtu si largimi i Luis Enrique dhe Neymar.

Rezultatet zhgënjyese në Europë erdhën shumë shpejt në sezonet pasardhës, me përmbysjen 3-0 të pësuar kundër Roma-s në 2018-ën që është pasuar me turpërimin 4-0 kundër Liverpool-it.

Por më e keqja nuk kishte ardhue akoma me humbjen tronditëse 8-2 të pësuar kundër Bayern-it në 2020-ën, një rezultat që ka shtyrë Messi-n të kërkojë largimin nga Camp Nou.

Pleshti ka qëndruar në fund, por turpërimet kanë vazhduar, me një humbje 3-0 të pësuar kundër Juventus, që është pasuar nga një dështim 4-1 ndaj PSG.

Një situatë të tillë i ka bërë të parashikueshme dështimet e fundit, por kjo nuk do të thotë se kanë qenë më pak të dhimbshme, duke u mundur dy herë 3-0 kundër Bayern dhe 3-0 nga Benfica.

Këto kanë qenë 10 netët e makthit në Champions për Barçën, dhe tani do të vijë turpi i rënies në Europa League.

Askush nuk mund ta imagjinonte një gjë të tillë në 2017-ën, por kjo ka qenë periudha më e keqe në historinë e viteve të fundit të Barçës dhe duket se do të vazhdojë edhe për pak koha.

Xavi dhe Joan Laporta kanë shumë punë për të bërë.

Leave A Comment