• Home
  • Bundesliga
  • 16 milionë euro, gati oferta marramendëse për Haaland

16 milionë euro, gati oferta marramendëse për Haaland

Borussia Dortmund nuk heq dorë nga shpresa që Erling Haaland të qëndrojë te verdhezinjtë.

Norvegjezi, kontrata e të cilit me Dortmund skadon në vitin 2024, mund të largohet nga Borussia verën e ardhshme për 75 milionë euro.

Sipas Bild, drejtuesit e klubit verdhezi kanë ndërmend ta bindin duke ia dyfishuar rrogën. Deri tani, Haaland është paguar 8 milionë euro në sezon, ndërsa mund të arrijë deri në 16 milionë falë një marrëveshje marramendëse me sponsorin teknik Puma.

Haaland do të bëhej kështu lojtari më i paguar i Puma-s, duke kaluar edhe veteranin Marco Reus (32 vjeç), që fiton rreth 12 milionë euro në vit.

Leave A Comment