• Home
  • Basketboll Vendi
  • 2 fitore dhe 2 humbje, kombëtarja U-16 e koshit mbetet jashtë gjysmëfinaleve

2 fitore dhe 2 humbje, kombëtarja U-16 e koshit mbetet jashtë gjysmëfinaleve

Kombëtarja U-16 e basketbollit për djem nuk ka mundur të kualifikohet për në gjysmëfinalet e Kampionatit Europian të kësaj grupmoshe, Didizioni C, ndeshjet e të cilit po luhen në Tiranë. Organizatore e këtij eventi është Federata Shqiptare e Basketbollit.

Shqipëria, e drejtuar nga trajneri Alexander Curovic, ndodhej në Grupin B, ku luajtir 4 ndeshje. Kuqezinjtë arritën 2 fitore e 2 humbje, duke u klasifikuar në vendin e tretë dhe nuk arriti të shkojë në gjysmëfinale. Një rezultat zhgënjyes, pasi Shqipëria synonte sonën e medaljeve.

Kombëtarja fitoi ndaj Moldavisë dhe San Marinos, por u mund nga Skocia e Luksemburgu. Humbja ndaj këtij të fundit ishte fatale për kuqezinjtë. Tashmë Shqipëria do të luajë për vendet 5-9, ku fillimisht do të përballet me Maltën e më pas me Gjibraltarin.

Rezultatet teknike

Shqipëri – Skoci, 66-90

Shqipëri – Moldavi, 87-52

Shqipëri – San Marino, 71-32

Shqipëri – Luksemburg, 93-52

Vendet 5-9

20 korrik, Shqipëri – Maltë

21 korrik, Shqipëri – Gjibraltar

Leave A Comment