• Home
  • La Liga
  • 4 muaj burg për futbollistin shqiptar në La Liga, drejtoi makinën pa patentë

4 muaj burg për futbollistin shqiptar në La Liga, drejtoi makinën pa patentë

Mesfushori shqiptar i Levante në La Liga, që luan me kombëtaren maqedonase, Enis Bardhi, është dënuar me katër muaj burg dhe 1920 euro gjobë për drejtimin e automjetit me patentë të falsifikuar. Në fakt, gjyqtari e ka pezulluar ekzekutimin e këtij dënimi për dy vite, me kusht që ai të mos kryejë më asnjë krim në Spanjë.

Sipas dënimit, në të cilin EFE ka pasur akses, Bardhi u përgjua nga agjentët e Policisë Vendore në orën 12:30 të datës 5 prill 2021 në rrugën “Hermanos Machado”, shumë pranë stadiumit “Ciutat de València”.

Agjentët verifikuan se mesfushori po drejtonte pa leje drejtimi, situatë për të cilën i akuzuari ishte “në dijeni të plotë”, nënvizon gjyqtari hetues 19 i Valencias.

Përveç kësaj, kur policia i kërkoi të tregonte lejen e drejtimit, Bardhi iu nxori atyre një të prodhuar në Maqedoninë  Veriut me emrin e tij, e cila ishte plotësisht false.

Prokurori kërkoi për Bardhin dënimin me 6 muaj burg dhe 12 muaj gjobë, ndonëse përfundimisht sanksioni ka qenë katër muaj burg dhe tetë muaj gjobë, në masën tetë euro në ditë.

Futbollisti pranoi faktet në seancën verbale, me të cilat dënimi i tij, tashmë i vendosur, është ulur në krahasim me pretendimet fillestare të Prokurorisë. Gjyqtari ka rënë dakord për pezullimin e masës së arrestit për dy vite.

Leave A Comment