• Home
  • Moto GP
  • 4 vjet nga fitorja e fundit, Rossi në pistën e preferuar: Uroj të më sjellë fat

4 vjet nga fitorja e fundit, Rossi në pistën e preferuar: Uroj të më sjellë fat

Botërori i MotoGP do të vijojë këtë fundjavë me garën e radhës, që zhvillohet në pistën holandeze të Assen. Një pistë e dashur për pilotin italian Valentino Rossi, ku ka fituar 10 herë në karrierën e tij.

Në këtë pistë, Rossi ka korrur fitoren e fundit në karrierën e tij, në vitin 2017. Pas 4 vitesh nga ajo fitore ai është ende në pistë, por pa shkëlqyer. Madje këtë sezon, piloti i Yamaha Petronas ka marrë pikë vetëm në 4 nga 7 gara të zhvilluara.

“E vështirë të mendosh për fitoren, por kjo pistë është e dashur për mua. Këtu kam festuar për herë të fundit dhe shpresoj që kjo situatë të më frymëzojë dhe pista të më sjellë fat. Kam nevojë të jem më kompetitiv”, tha Rossi.

Leave A Comment