• Home
  • La Liga
  • 5.7 milionë euro për gol, 23.000 euro për minutë: zbulohen shifrat e frikshme të dështimit

5.7 milionë euro për gol, 23.000 euro për minutë: zbulohen shifrat e frikshme të dështimit

Ousmane Dembele mund të thuhet se ka qenë një dështim i vërtetë te Barcelona. Kjo konfirmohet nga shifrat e frikshme të shpenzuara nga katalanasit për rezultate aspak të mira.

Në fakt, balugranat kanë investuar plot 179 milionë euro deri më sot për sulmuesin francez, i cili pritet të largohet me kosto zero në fundin e sezonit.

Në mënyrë më të detajuar, çdo gol i Dembele i ka kushtuar arkave të klubit spanjoll 5.7 milionë euro. Çdo minutë e luajtur nga francezi ka kushtuar 23 mijë euro dhe çdo ndeshje e luajtur nga ai me fanellën e balugaranave ka kushtuar plot 1.4 milionë euro.

Leave A Comment