• Home
  • La Liga
  • 60 milionë euro, Barça ka gati super ofertën për yllin e rivalëve

60 milionë euro, Barça ka gati super ofertën për yllin e rivalëve

Barcelona ka qenë protagoniste në merkaton e janarit me disa goditje të rëndësishme, veçanërisht në sulm, ku janë marrë Ferran Torres, Adama Traore dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Megjithatë, duket se katalanasit po punojnë edhe për sezonin e ardhshëm dhe duket se kanë vënë në shënjestrën yllin e rivalëve të Betis-it.

Sipas Sport, balugranat janë të gatshëm të ofrojnë deri në 60 milionë euro për 28-vjeçarin, i cili u transferua nga Lyon te Betis në verën e 2019-ën për 19 milionë euro, plus 10 milionë në bonuse.

Megjithatë, duket se 60 milionë euro nuk do të mjaftojnë që Barça të sigurojë shërbimet e francezit sepse Betis kërkon plot 80 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.

Leave A Comment