80 milionë euro që mund të bëhen më shumë se 100, Juventus ëndërron

80 milionë euro.

Kjo është shuma e fituar nga Juventus në Champions League pas fazës së grupeve.

Sipas Tuttosport, bardhezinjtë e kanë kaluar shumë 68.5 milionë eurot e sezonit të kaluar. Ja si e kanë siguruar këtë thesar bardhezinjtë:

– 15,64 milionë euro si bonus për pjesëmarrjen, që është i barabartë për të gjitha skuadrat.

– 30,7 milionë nga renditja historike, që merr në konsideratë paarqitjen e 10 viteve të fundit.

– 14 milionë falë pesë fitoreve në gjashtë ndeshjet e grupit (n jë sukses që vlen 2.8 milionë euro).

– 9,6 milionë për kualifikimin në 1/8-at.

– 4 milionë nga market pool për vendin e katërt të arritur në Serinë A sezonin e kaluar.

– 5,7 milionë nga market pool, të garantuara nga 1/8-at.

Kualifikimi në çerekfinalet e Champions League do të garantonte edhe 10.6 milionë euro të tjera, që do ta çonin shumën totale të fitimeve në 90 milionë euro, ndërsa arritja e finales do ta kalonte 100 milionëshin, falë 12.5 milionëve të bonuseve për gjysmëfinalen dhe 15.5 për finalen.

Ngritja e kupës do të sillte edhe 4.5 milionë euro të tjera, për një total prej 122.7 milionë euro.

Leave A Comment