• Home
  • Seria A
  • A E BESONI DOT | Nxirrni makinën llogaritëse, sepse “Juventusi mendon ende për titullin, po t’i shihni pikët…”

A E BESONI DOT | Nxirrni makinën llogaritëse, sepse “Juventusi mendon ende për titullin, po t’i shihni pikët…”

Gazetari i njohur italian, Mario Sconcerti, ka folur për Juventusin duke e mbajtur ende në garën Scudetto edhe pse për trajnerin Allegri lufta ka mbaruar dhe tani fokusi është vetëm vendi i katërt…

“Kam përshtypjen se Juve ende mendon për kampionatin. Skuadra ka ndryshuar, Vlahovic ka sjellë një konkretësi që nuk ishte më parë. Le ta marrim të mirëqenë mundësinë teknike të Juventus-it, të shohim se çfarë thotë aritmetika.

Mos u alarmoni, është thjesht një lojë. Kanë mbetur edhe 14 ndeshje, 42 pikë në total për çdo ekip”.

Për të kuptuar hipotezat, le të numërojmë pikët e grumbulluara nga Milani, Interi dhe Napoli në 14 ndeshjet e fundit të luajtura. Milani ka marrë 26 pikë, Interi 33. Shtuar pikëve aktuale, Milani do të arrinte në 81, Interi 87.

Napoli është e panjohura e parë sepse në 14 ndeshjet e fundit ka marrë vetëm 20 pikë, por prej kohësh janë pa 6 titullarë. Me titullarët kishin arritur 41 pikë në 14 të parat… Pra, matematika thotë se shanset janë për Juventusin, sigurisht pa gabuar tashmë në vazhdim…”.

Ditën e djeshme, sakaq, Massimiliano Allegri deklaroi pas barazimit ndaj Atalanta-s: “Do te me vinte keq te humbisja kete ndeshje pasi kemi krijuar shume por kemi gabuar ne fazen realizuese dhe ne pasimet e fundit. Ne rastin ku Vlahovic gaboi pasimin per Dybala ata u nisen ne kundersulm dhe na shenuan.

Patem disa minuta ne fund te pjeses se dyte ku ishim vertet shume keq. Ne pjesen e dyte u permiresuam. Ne pjesen e pare McKenni e Rabiot krijuan hapesira per Morata e Dybala. Patem kombinime te bukura. Une u kenaqa nga pankina. Mendoj se ka qene nje ndeshje shume e bukur. Me kete barazim vazhdojme serine e rezultateve pozitive dhe mbajme distancen me Atalantan qe eshte nje kundershtar per Champions deri ne fund.

Duhet te mendojme per vendin e katert. 3 skuadrat e tjera po ecin shume mire dhe eshte veshtire te rekuperosh tek 3 skuadra njekohesisht. Duhet te mendojme te permiresohemi para porte dhe ne pasimet finale. Nuk mund te shenosh ne cdo rast goli por ne disa momente duhet me shume kthjelltesi. Per Scudetto mendoj se Inter eshte skuadra me e forte.

Kete gje nuk e them vetem une. E tha edhe Spalletti. Ne kemi lene shume pike rruges. Nese do te kishim 4 pike me shume ose do te kishim fituar sonte atehere do te defreheshim por fatkeqesisht nuk eshte keshtu. Duhet te mendojme ndeshje pas ndeshje”.

Leave A Comment