• Home
  • La Liga
  • “Ai është një super lojtar”, Kroos: Ja kush është më i rëndësishmi te Real Madrid

“Ai është një super lojtar”, Kroos: Ja kush është më i rëndësishmi te Real Madrid

Toni Kroos ka dhënë një intervistë të gjatë për RTVE, në të cilin ka folur për disa tema që kanë lidhje me Real Madrid.

Nga  lëvizjet e mundshme në merkato te forca e skuadrës nën drejtimin e Carlo Ancelotti. Por edhe për të ardhmen e Eden Hazard.

Merkato – “Merkato te Real? Gjithçka varet nga situata e kontratës së tij, por nuk më befason që Real-i provon ta marrë, është një super lojtar”, ka thënë Kroos.

“Nuk është një sekret që Real-i e do. Në 8 vitet e mia këtu, nga emrat që janë përmendur, kanë ardhur vetëm 20%”.

Skuadra dhe trajneri – Nga lojtarët që mund të vijnë tek ai që drejton skuadrën:

“Ancelotti? Ai është më i rëndësishmi për klubin, detyra për të folur me çdo lojtar është puna më e vështirë, është ai që menaxhon skuadrën”.

Për shokun e skuadrës Hazard: “Nëse mund të kthehet në nivelet e mëparshme? Unë kam besim tek ai, duhet të bëjë gjithçka për t’u kthyer ai që ka qenë gjithmonë, mund të na ndihmojë shumë”.

E ardhmja – “Për momentin mund të them se jam mirë, por nuk e di si do të jem në maj. Është mirë të pushosh në disa ndeshje, kam folur me trajnerin. Dua ta mbyll karrierën time këtu. Unë dhe familja ime jemi mirë në Madrid, mungon akoma një vit e gjysmë nga fundi i kontratës”.

Leave A Comment