• Home
  • La Liga
  • “Ai ishte problemi tek Arsenal”, shpërthimi i Aubameyang: Kam ruajtur qetësinë

“Ai ishte problemi tek Arsenal”, shpërthimi i Aubameyang: Kam ruajtur qetësinë

Pierre-Emerick Aubameyang është transferuar te Barcelona në ditën e fundit të merkatos së janarit. Në ditën e prezantimit të tij, sulmuesi i Gabonit folur për një temë delikate në konferencën për shtyp.

Ish-sulmuesi i Topçinjve ka folur për mosmarrëveshjet që ka patur në Londër me trajnerin e Arsenal-it, Mikel Arteta. Ja çfarë ka thënë sulmuesi:

“Mendoj se problemi ka qenë ai. Ka qenë ai që i ka marrë vendimet. Nuk mund të them asgjë të veçantë, isha i pakënaqur, e gjitha këtu. Kështu ka ndodhur gjithçka. Nuk isha shumë i lumtur, por kam ruajtur qetësinë.

“Kanë qenë muaj të komplikuar, por mendoj se futbolli është kështu ndonjëherë. Nga ana ime nuk kam dashur të bëj asnjëherë një gjë të gabuar dhe tani mendoj se kjo është e shkuara dhe dua të mendoj për të tashmen. Kjo është përgjigjja ime në këtë moment”.

Leave A Comment