• Home
  • Moto GP
  • Aksident me motor për kampionin e botës, do të mungojë në garën e Portimao

Aksident me motor për kampionin e botës, do të mungojë në garën e Portimao

Piloti spanjoll i Honda, Marc Marquez, ka pësuar sot pasdite një aksident teksa stërvitej për garën e Çmimit të Madh të Portugalisë, që do të zhvillohet ditën e diel (7 nëntor) në pistën e Portimao. Motori japonez ka dhënë lajmin e aksidentit dhe mungesës së 8 herë kampionit të botës në garat e motoçiklizmit.

Marquez, fitues në garën e fundit në Misano, po përgatitej për sfidën e radhës në MotoGP. Nuk dihet nëse spanjolli do të mungojë vetëm në garën portugeze apo edhe në atë që zhvillohet në Valencia, gara e fundit sezonale. Honda bën me dije se Marquez ka pësuar një dëmtim të lehtë në kokë, pa rrezik për jetën.

Leave A Comment