• Home
  • Bundesliga
  • Alarm në futbollin gjerman, lojtarët e Bayernit kërcënohen me vdekje

Alarm në futbollin gjerman, lojtarët e Bayernit kërcënohen me vdekje

Disa lojtarë të Bayern Munich kanë marrë kërcënime me vdekje përmes një letre anonime që St Pauli, një ekip nga divizioni i dytë gjerman, mori më 12 janar.

Në letrën e titulluar “shpëto ligën, shpëto futbollin, vdekje derrave të pistë bavarezë”, shfaqen emrat e Robert Lewandowski, Serge Gnabry dhe kapitenit Manuel Neuer.

Policia gjermane, përmes St.Pauli, ka marrë në dorëzim letrën dhe ka nisur hetimet me dyshimin për kërcënime dhe prishje të rendit publik, shkruan gazeta “Bild”.

Bayern Munich nuk ka komentuar ende për atë që ka ndodhur. Skuadra e Jurgen Nagelsmann, e fokusuar te fusha e blertë, do të përballet sonte me Salzburgun në ndeshjen e parë 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Leave A Comment