Allegri: Këto janë 5 skuadrat favorite për Champions League

Juventus do të kthehet në fushë për të luajtur ndeshjen e fundit të fazës me grupe të Champions League.

Bardhezinjtë do të presin në shtëpi ekipin suedez të Malmo.

Trajneri i Zonjës, Massimiliano Allegri, ka folur në konferencë për shtyp në prag të sfidës.

“Fitoret janë të rëndësishme, sepse ndihesh më mirë kur fiton dhe punon me një qetësi të madhe”, ka thënë Allegri.

Më pas, trajneri i Juventus ka zbuluar ato që janë, sipas tij, skuadrat favorite për Champions-in:

“Mendoj se favoritet për këtë edicion të Champions League janë  Liverpool, Bayern, Manchester City, Real Madrid dhe PSG”.

Leave A Comment