• Home
  • Seria A
  • Allegri synon Champions: Ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare kundër Atalantës

Allegri synon Champions: Ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare kundër Atalantës

Massimiliano Allegri dëshiron të qëndrojë në zonën e Champions-it. Në një konferencë për shtyp, trajneri i Juventusit iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Atalantës. Një ndeshje që do të shohë “Zonjën e Vjetër” rivalit të drejtpërdrejtë për vendin e katërt në Serie A, një pozicion i dobishëm për pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve edicionit të ardhshëm. Allegri nënvizoi:

“Nesër është një ndeshje e drejtpërdrejtë për vendin e katërt; jo vendimtare, por shumë e rëndësishme. Atalanta ka treguar se e meriton një vend që e dërgon në Ligën e Kampionëve, do të jetë një ndeshje e vështirë dhe fizike. Kundërshtari është i zemëruar nga eliminimi në kupë, ndaj do të duhet të performojmë në nivel të lartë.

Formacioni? Ende nuk i kam të qarta kushtet e atyre që luajtën të enjten, konsumuan shumë energji. Megjithatë, jam shumë i qetë për cilësinë e zëvendësuesve të mundshëm, edhe të enjten dhanë shumë.

Ku kemi nevojë për përmirësime? Në zgjedhjet e hapit të fundit, në saktësinë para portës kundërshtare. Pastaj, të gjithë duhet të rriten individualisht. Ne punojmë çdo ditë për këtë. Në futboll keni nevojë për ekuilibër dhe gjithashtu duhet të jeni të fokusuar tek episodet e detajet.

Vlaohvic? Me një pikë referimi përpara, që na mungonte, tani përfitimi është për të gjithë. Ka edhe një entuziazëm të madh, duhet saktësuar. Ekipi kishte punuar mirë për disa javë. E përsëris deri në mërzi: ne jemi Juve, nuk kemi bërë asgjë, fitorja është qëllimi i vetëm.

Treshja me Dybala, Vlahovic dhe Morata mund të startojë nesër, por duhet t’i vlerësoj në stërvitjen e fundit. Ne kemi Giorgio Chiellini jashtë, ndërsa Federico Bernardeschi është kthyer plotësisht të hënën”.

Leave A Comment