• Home
  • La Liga
  • Ancelotti bën “mea culpa”: Po, gabova me Vinicius. Ne varemi nga ky lojtar

Ancelotti bën “mea culpa”: Po, gabova me Vinicius. Ne varemi nga ky lojtar

Carlo Ancelotti doli në konferencë për shtyp para ndeshjes Real Madrid-Granada, e cila do të zhvillohet nesër në “Santiago Bernabéu” duke filluar nga ora 21:00. Trajneri italian ka mungesa të konsiderueshme si Benzema dhe kërkon një reagim nga skuadra, pas eliminimit në Kupë kundër Athletic këtë javë. Ai pranon kritikat dhe thotë se mund të ketë gabuar duke “vënë bast” për Vinícius.

Ndeshja e neserme – “Duhet të reagojmë ndaj një skuadre që si gjithë të tjerat do të vijë të shfrytëzojë dobësitë tona. Më e rëndësishmja është të reagojmë mirë dhe të fitojmë”.

Kritikat – “Nuk jam i lënduar prej tyre, jam mësuar me këtë, di t’i jetoj këto momente. Jam trajneri i Real Madridit dhe gjithmonë duhet të marr vendime. Ndonjëherë ke të drejtë, ndonjëherë gabon. Asgjë e re”.

Benzema – “Është përmirësuar, por nuk do të jetë gati për nesër”.

Një formacion – “Është e vërtetë që kam luajtur shumë herë me të njëjtët lojtarë dhe të tjerë që nuk kanë luajtur, edhe pse ishin gati. Ishte gjithashtu një muaj i vështirë, me Superkupën, me udhëtimin e brazilianëve. Unë i shoh lojtarët çdo ditë”.

Gjendja fizike – “Jemi në rregull, mendoj. Në San Mamés e përfunduam mirë ndeshjen. Kemi pasur lëndime të Karim, Mendy dhe Mariano, por të gjithë kthehen javën e ardhshme. Pra, periudha e vështirë do të përfundojë”.

Nëse kishte gabuar me Vinicius – “Kam rrezikuar pak me Vinin, mendoj se mund të flasim për këtë. Është e vërtetë që ishte i lodhur dhe mund të komentoni për praninë e Vinit në formacion. Megjithatë, pak mund të thuhet për pjesën tjetër”.

E qeshura e Bale në pankinë – “Nuk e kam parë, nuk e di pse ka qeshur dhe nuk më duket e rëndësishme”.

Trajneri është gjithmonë babai i humbjeve – “Kjo është e vërtetë, unë jam mësuar. Dua të jem trajner i Real Madridit aq shumë, sa që kritikat janë të mirëseardhura. Kjo atmosferë më mban zgjuar, gjallë. E vlerësoj që më kritikojnë”.

Më shumë rotacione – “Janari ka kërkuar shumë nga ne dhe kemi vuajtur. Nuk kemi bërë aq mirë sa në dhjetor, por është normale. Tani mund të kemi skuadrën më të freskët. Deri më tani skuadra është vendosur mirë, kemi fituar një titull dhe kemi konkurruar me sukses”.

Varësia nga Benzema – “Mungesa e golashënuesit kryesor peshon në çdo skuadër. Megjithatë, kemi pasur ndeshje pa të dhe kemi fituar e kemi luajtur mirë”.

 

Leave A Comment