• Home
  • La Liga
  • Ancelotti turpëron Hazard, Bale nuk i mban dot të qeshurat në stol (Video)

Ancelotti turpëron Hazard, Bale nuk i mban dot të qeshurat në stol (Video)

Gareth Bale kthehet të jetë protagonist. Dhe jo për arsye që kanë lidhje me fushën e lojës. Mbrëmjen e djeshme, Real Madrid ka luajtur në Kupën e Mbretit dhe është mundur nga Athletic Bilbao.

Uellsiani, i cili ka qëndruar në stol për gjithë ndeshjen, është kapur duke qeshur me Hazard ose, më saktësisht, me atë që po ndodhte me shokun e tij të skuadrës.

Belgu, siç ka shpjeguar Marca, është nxjerrë në nxehje nga trajneri Ancelotti për pjesën më të madhe të ndeshjes. Më pas, në momentin e futjes së tij të mundshme në lojë, planet kanë ndryshuar dhe Hazard është ulur përsëri në stol. Një situatë që është pritur nga Bale me të qeshura, që nuk i kanë shpëtuar telekamerave.

Një sjellje e pashpjegueshme, ajo e uellsianit edhe pse Hazard ka mbetur shumë ië zhgënjyer. Jo shumë për të qeshurat e Bale, sa për  zgjedhjen e  Ancelotti-t për të mos e futur në fushë.

Real Madrid, siç u tha më sipër, është mundur 1-0 në minutat e fundit dhe është eliminuar nga Kupa e Mbretit.

Leave A Comment