Anelka kritikon Pochettino-n: PSG nuk mund ta bëjë një gjë të tillë

Loja e PSG dhe paraqitjet e fundit nuk po pëlqehet aspak nga ekspertët e topit.

Veçanërisht pas humbjes së pësuar në Champions kundër Manchester City-t, Parisi, dhe trajneri Pochettino në veçanti, ka marrë disa kritika.

Mes kritikëve ka qenë edhe ish-sulmuesi Nicolas Anelka.

Mendimi i ish-sulmuesit, i shprehur për RMC, nis nga aspekti taktik që tregon PSG në fushë:

“Besoj se një skuadër që ka Messi-n nuk mund të luajë vetëm në kundërsulm”, ka thënë Anelka.

“Nuk mund ta bazosh të gjithë skuadrën dhe taktikën të Mbappe. I kërkojmë shumë Neymar-it, por mund të bëhet e njëjta gjë me Messi-n.

“Ke në skuadër gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, i cili nuk ka qenë edhe aq i jashtëzakonshëm deri tani”.

Leave A Comment