• Home
  • La Liga
  • Anelka shqetëson Real-in: Mbappe do të shkojë në Madrid, por…

Anelka shqetëson Real-in: Mbappe do të shkojë në Madrid, por…

Cila do të jetë e ardhmja e Kylian Mbappe? Paris apo Madrid, kjo është dilema e madhe. Një përgjigje e ka dhënë ish-sulmuesi francez Nicolas Anelka në një intervistë të dhënë për Marca-n.

“Të gjithë thonë se ka dëshirë të shkojë në Madrid dhe do të shkojë. Ajo që mund të them unë është se nëse nuk do të donte të largohej, do ta kishte rinovuar kontratën. Kjo është arsyeja pse mendoj se sezonin e ardhshëm do të luajë te Real Madrid”, ka thënë Anelka.

Në lidhje me Los Blancos dhe sfidën e Champions League kundër Paris Saint-Germain: “Do të jetë një ndeshje speciale për Mbappe, sepse të gjithë thonë se do të shkojë në Madrid.

“Nëse ai do të dojë të bëjë diferencën për të treguar se mund të luajë në Madrid? Është e mundur që të dojë të fitojë për t’u larguar nga PSG me stil para se të shkojë atje, por e vërteta është se nuk e di se çfarë mund t’i kalojë në mendje”.

Leave A Comment