Arbitri e fali kundër Brojës, Owen jo: Ishte për të ardhur turp

Manchester United ka regjistruar një tjetër rezultat zhgënjyes në Premier League dhe kritikat kundër lojtarëve janë kthyer. Në veçanti për Harry Maguire, i cili ka qenë edhe më parë në qendër të polemikave.

Këtë herë ka qenë ish-sulmuesi anglez Michael Owen që ka folur për mbrojtësin me fjalë të ashpra.

“Kam patur frikë për të në disa raste. Ka qenë për të ardhur turp”, ka thënë Owen duke analizuar disa aksione të Maguire kundër Southmapton-it dhe në veçanti faullin e mundshëm ndaj Brojës që mund të kishte shkaktuar një penallti, por që për fatin e mbrojtësit nuk është dhënë.

“Problemi i vërtetë është mungesa e shpejtësisë. Nuk ka ritëm dhe kur një kundërshtar i del përballë ke frikë të shikosh se çfarë do të provojë të bëjë. E përsëris, e kemi thënë disa herë: mungesa e ritmit është problemi i vërtetë”.

Kujtojmë se Manchester United ka barazuar 1-1 kundër Southampton-it dhe tani ka 40 pikë në renditje.

Leave A Comment