• Home
  • Formula 1
  • Arrestohet ish-piloti i Ferrarit, nën akuzë për hedhje lëndësh eksplozive

Arrestohet ish-piloti i Ferrarit, nën akuzë për hedhje lëndësh eksplozive

Ish-piloti i Ferrarit, Jean Alesi, është arrestuar në qytetin e Avignone, Francë, ku është marrë në pyetje nga policia për akuzën e hedhjes së një kapsolle në dritaren e zyrës së kunatit të tij.  Arrestimi i 57-vjearit ka ndodhur ditën e hënë (rreth orës 16:00), i akuzuar se ka dëmtuar pronën e një tjetri përmes një mjeti eksploziv.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin ku jeton Alesi. Policia ka marrë një telefonatë ditën e diel, rreth orës 22 të mbrëmjes, nga banorë të zonës ku ndodhi shpërthimi. Ata ishin të shqetësuar për ngjarjen e ndodhur. Një fqinj i kunatit të Alezi ka arritur të marrë shënim targën e makinës, që ka ndihmuar policinë në gjejtjen e autorit.

I arrestuar edhe Jose Alesi, vëllai i Jean, që është pronari i makinës. Gjithsesi, Jean ka marrë përsipër autorësinë e ngjarjes, duke konfirmuar se është larguar nga vendi i shpërthimit me atë makinë, me drita të fikura. Ai pranoi se ndodhej në makinë me djalin e tij dhe një mik. Ky i fundit ka hedhur mjetin shpërthyes që e kishte blerë në Itali.

Alesi, në polici, ka thënë se ka dashur t’i bëjë një shaka kunatit, që kohët e fundit po divorcon me motrën e tij. Jean Alesi ka thënë se nuk ka asnjë polemika apo konflikt me kunatin e tij.

Leave A Comment