• Home
  • Kupa e Botës
  • “As që dua ta mendoj”, Cannavaro: Do të ishte një dramë e vërtetë

“As që dua ta mendoj”, Cannavaro: Do të ishte një dramë e vërtetë

Gjatë një intervistë të dhënë për Corriere dello Sport, Fabio Cananvaro ka folur për playoff-in e Italisë, për të siguruar një vend në Katar 2022:

“Roberto ka shkruar historinë verën e kaluar. Askush nuk e mendonte se Italia mund të fitonte Europianin. Dhe nuk ka rëndësi se tri ndeshjet e para i kemi luajtur në Olimpico. Edhe në 2006-ën kanë thënë se u përballëm vetëm me Australinë dhe Ukrainën”, ka thënë ish-mbrojtësi.

“Në këto nivele ka rëndësi momenti, gjendja e skuadrës, besimi, idetë dhe eksperienca. Nga ana jonë është vetëdija se jemi kampionë të Europës dhe se kemi mundur Anglinë në Wembley, edhe pse Southgate na ka dhënë një ndihmë të madhe te penalltitë…

“Në nëntor, ne italianët kemi gjithmonë vështirësi. Ma përsëriste shpesh Maldini, Cesarone, para playoff-it me Rusinë. Nuk dua as që ta mendoj se Roberto nuk do t’ia dalë: eliminimi i dytë radhazi do të ishte një dramë”.

Leave A Comment