• Home
  • Bundesliga
  • As Ronaldo, As Messi…; Haaland befason me sulmuesin që studion për t’u përmirësuar

As Ronaldo, As Messi…; Haaland befason me sulmuesin që studion për t’u përmirësuar

Erling Haaland zbulon se shikon video të Jamie Vardy për të përmirësuar lojën e tij…, pasi ylli i Leicesterit është “më i miri në botë në vrapimin pas mbrojtjes”. Sulmuesi i Borussia Dortmund ka qenë në formë elektrizuese edhe një herë këtë sezon, duke shënuar 16 gola në 14 ndeshje të Bundesligës, deri më tani, ndërsa konkuron me Robert Lewandowski të Bayern Munich dhe Patrik Schick të Bayer Leverkusen për “Këpucën e Artë”.

Pavarësisht formës së tij të shkëlqyer të golave ​​këtë sezon, Haaland ka pranuar se ka ende shumë aspekte ku mund të përmirësohet. Ai studion videot e ish-sulmuesit të Anglisë, Vardy, në kohën e lirë për të mësuar nga 35-vjeçari:

“Le të marrim një shembull: vrapimi pas qendërmbrojtësit, kur numri 10 ka topin. Ju ndoshta habiteni, por më të mirin në botë në këtë rol shoh Jamie Vardy. E kam ndjekur shumë atë pikërisht për këtë.

Kështu jam, gjithmonë kam parë shumë futboll. Kur luajmë të shtunën, shkoj në shtëpi dhe të dielën shikoj futboll gjithë ditën. Gjithmonë më ka pëlqyer shumë futbolli”.

Haaland, i cili shënoi 41 gola në 41 ndeshje për Dortmundin sezonin e kaluar, pritet të lëvizë në verën e vitit 2022, pasi një klauzolë lirimi prej 70 milionë euro, e cila do të bëhet aktive nga qershori.

Sulmuesi norvegjez ka shënuar 80 gola në 79 ndeshje për klubin e Bundesligës, që kur u transferua në Dortmund për 22 milionë euro nga Red Bull Salzburg.

Skuadra si Manchester City, Chelsea, Real Madrid dhe Barcelona janë të lidhura fort me 21-vjeçarin, i cili pranon se nuk është produkt final, edhe pse shpenzon shumë kohë duke parë futboll për t’u përmirësuar:

“Mendoj se mund të përmirësohem ende, në finalizim dhe gjithçka. Mund të bëhem më i shpejtë, më i fortë në mënyrë që të përmirësoj reflekset. Para së gjithash uroj të mos lëndohem. Nëse nuk lëndohem, mund të luaj më shumë ndeshje dhe mund të bëj edhe më mirë”.

Leave A Comment