• Home
  • Champions League
  • ASKUSH SI LEWANDOWSKI | Barcelona me poker, zbaviten edhe Fati e Dembele (PAMJET)

ASKUSH SI LEWANDOWSKI | Barcelona me poker, zbaviten edhe Fati e Dembele (PAMJET)

Barça merr kreun e La Liga-s me De Jong-Lewa, askush si polaku në shekullin e 21-të Barcelona ka marrë fitoren e radhës në La Liga pasi ka mundur 4-0 skuadrën e Cadiz në transfertë, në javën e pestë të kampionatit spanjoll.

Një sukses ky që e lejon ekipin e Xavi-t të parakalojë përkohësisht Real Madrid-in në klasifikim dhe të marrë kreun e kampionatit spanjoll. Pas një pjesë të parë të mbyllur në barazim, me katalanasit që kanë bërë vetëm gjashtë gjuajtje në total në 45 minutat e para, totali më i ulët në një pjesë të parë të luajtur në këtë sezon në të gjitha kompeticionet, sfida është zhbllokuar në pjesën e dytë.

Ka qenë De Jong, lojtari që Barcelona ka provuar ta largojë në çdo mënyrë gjatë merkatos së verës, që ka kaluar në avantazh katalanasit në minutën e 55-të. Dhjetë minuta më vonë ka ardhur edhe goli i dytë dhe i sigurisë për miqtë, i shënuar nga i përhershmi Robert Lewandowski, që ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm tetë minuta pasi është futur në fushën e lojës.

Robert Lewandowski ka shënuar 6 gola në 5 ndeshje të luajtura në La Liga, duke u bërë lojtari më i shpejtë që e arrin këtë shifër në kampionatin spanjoll në shekullin e 21-të (Andre Silva shënoi 6 gola në 6 ndeshjet e tij të para për Sevilla-n në 2018-ën).

VIDEO GOLI ANSU FATI

Por, pasi loja ka rinisur pas nderprerjes, kane ardhur edhe dy gola te tjere me Ansu Fati dhe Dembele duke mbyllur pokerin per katalanasit ne fushen e Cadiz. Makineri golash dhe sulmi i shendetshem te Barcelona.

VIDEO GOLI I DEMBELE

 

Leave A Comment