• Home
  • Seria A
  • Atalanta sulmon arbitrin e ndeshjes me Juventusin për 2 episode, Gasperini “dezerton”. Flet drejtuesi

Atalanta sulmon arbitrin e ndeshjes me Juventusin për 2 episode, Gasperini “dezerton”. Flet drejtuesi

Pasi barazimi me Juven mbërriti në shtese, Gian Piero Gasperini nuk flet. Në fund të lojës, Umberto Marino, drejtuesi i klubit bergamask, shfaqet në mikrofonat e tv dhe analizon, duke u hedhur në sulm ndaj disa vendimeve të arbitrit Mariani. “Faulli i Szczesny në dalje është një karton i kuq dhe De Ligt e prek topin me dorë dhe është një penallti – tha drejtuesi i Atalanta-s per DAZN -. Ky është vizioni ynë i qartë”

“Ishte një ndeshje e shkëlqyer për Atalantën. Kishte gjithmonë shpirtin e duhur dhe na mungoi pak fat – shtoi ai -. Më pëlqeu shumë skuadra ndaj nje Juventusi te madh që erdhi nga shumë rezultate të dobishme radhazi dhe ishte në gjendje të shkëlqyer”.

Pastaj disa fjalë për Boga. “Ai ka një ide në afat të shkurtër dhe na ndihmon të krijojmë epërsinë numerike që na ka munguar së fundmi – shpjegoi Marino -. Ne besojmë shumë tek ai dhe kemi investuar shumë. Besojmë se ai mund të japë një kontribut të madh për Atalanta”.

“Për Murielin, nga ana tjetër, tani është më e vështirë të gjejë hapësira sepse kundërshtarët na njohin, mbyllen dhe dinë të luajnë”, shtoi ai.

Së fundi për luftën e Champions League: “Përveç Juventusit, jane edhe Lazio, Roma dhe Fiorentina, skuadra që mund të arrijnë ende vendin e katërt. Sezoni është aq i gjatë sa mund të ketë kthesa”

Leave A Comment