• Home
  • La Liga
  • Atletico fiton ndeshjen e çmendur me 10 lojtarë, Getafe shkruan historinë (Video)

Atletico fiton ndeshjen e çmendur me 10 lojtarë, Getafe shkruan historinë (Video)

Atletico Madrid ka marrë një fitore të pabesueshme 4-3  në javën e 24-t të La Liga-s kundër Getafe-s dhe ka parakaluar përkohësisht Barcelona-n në renditje, duke u ngjitur në vendin e katërt.

Ndeshja e luajtur në Wanda Metropolitano mbrëmjen e sotme do të mbahet mend për një kohë të gjatë.

Madrilenët, pas penalltisë së humbur nga Luis Suarez, kanë siguruar një avantazh të dyfishtë në hakurn e shtatë minutave me Correa-n (20′) dhe Cunha (27′).

Një rezultat që është përmbysur nga Getafe në harkun e 12 minutave me golat e Mayoral (30′), Unal (37′ pen., 42 pen.). Por nuk mbaron me kaq. Vendasit, në fakt, ka barazuar shifrat në minutën e pestë shtesë. Atletico ka mbetur me 10 lojtarë në minutën e 58-të pas kartonit të kuq të marrë nga Felipe për një ndërhyrje “horror”.

32-vjeçari i Atletico-s ka bërë një ndërhyrje të frikshme, duke goditur me shkelm në fytyrë kundërshtarin dhe arbitri Bengoetxea ka nxjerrë menjëherë kartonin e kuq.

Pavarësisht inferioritetit numerik, ka në qenë Colchoneros që kanë arritur të gjejnë golin e fitores në minutën e 89-të me Hermoso.

Getafe mund të ngushëllohet me faktin se është skuadra e parë në histori që i shënon 3 gola në pjesën e parë Atletico-s në një ndeshje të luajtur në Wanda Metropolitano.

Leave A Comment