• Home
  • La Liga
  • Atletico fiton ndeshjen e pabesueshme, Simeone dorëzohet: Ky është realiteti dhe duhet ta pranojmë

Atletico fiton ndeshjen e pabesueshme, Simeone dorëzohet: Ky është realiteti dhe duhet ta pranojmë

39 pikë në total, një fitore e vuajtur 4-3 kundër Getafe-s dhe një rrugë e vështirë përpara për të qëndruar mes katër të parëve në La Liga, për të siguruar një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid, ka qenë i qartë në lidhje me objektivat e skuadërs së tij për këtë sezon.

Fitorja e arritur në minutën e fundit, dhe me 10 lojtarë, mbrëmjen e djeshme e ka gëzuar trajnerin e Colchoneros, por njëkohësisht ka treguar qartë edhe problemet e shumta në këtë sezon të skuadrës së tij, që ka pësuar plot 3 gola në 12 minuta.

Trajneri ka folur hapur për kampionatin dhe ambiciet e klubit në intervistën e dhënë pas ndeshjes së çmendur:

“Duhet të jemi me kokën lart për nga mënyra si ka shkuar ndeshja dhe për nga mënyra si kanë shkuar gjërat. Djemtë po japin gjithçka. Rruga jonë është e qartë: të ngrihemi, të biem, të ngrihemi përsëri.

Skuadra nuk do të dalë nga lufta që vlen kualifikimin në Champions. Realiteti ynë është ky: të luftojmë deri në fund për t’u futur në Champions. Kjo është gjithçka dhe duhet ta pranojmë”, ka thënë Simeone.

Leave A Comment