• Home
  • Seria A
  • Aty luan edhe një shqiptar, ja mbrojtja-bunker. Vetëm Manchester City bën më mirë

Aty luan edhe një shqiptar, ja mbrojtja-bunker. Vetëm Manchester City bën më mirë

Në faqet e “Corriere della Sera”, ndeshja mes Napolit dhe Interit është analizuar nga këndvështrimi i napolitanëve. Spalletti rigjen Koulibaly, të kthyer nga Kupa e Afrikës si hero, pas fitores së trofeut të madh.

Senegalezi është gati të rikthehet në fushë ndaj Interit. Luciano Spalletti nuk eksperimenton në mbrojtje, por mbrojtësit e tij, ku bën pjesë edhe shqiptari Amir Rrahmani, kapiteni i kombëtares kosovare, janë më të fortët në kampionat dhe jo vetëm atë italian.

16 golat e pësuar deri më tani flasin për një qëndrueshmëri që e ka zili Evropa. Më mirë rezulton vetëm prapavija e Manchester City, e cila ka pësuar 14 gola. Në mbrojtjen e zikaltërve mungon Bastoni, por Skriniar po e mban gjallë duelin me Osimhen.

Për nigerianin është një provë force që vlen dyfish: do t’i duhet të menaxhojë metrat e fushës dhe të vjedhë hapësirën për të sulmuar pa rënë në grackën e nervozizmit. Por mbi të gjitha do të duhet të tregojë se është edhe bomber, mbi të gjitha ndaj skuadrave të mëdha.

Leave A Comment