• Home
  • La Liga
  • Aubameyang-Barcelona, zbulohet rroga qesharake që do të fitojë ish-ylli i Arsenal-it në Spanjë

Aubameyang-Barcelona, zbulohet rroga qesharake që do të fitojë ish-ylli i Arsenal-it në Spanjë

Pierre-Emerick Aubameyang ka bërë një sakrificë të madhe për t’u transferuar nga Arsenal-i te Barcelona. Sulmuesi kishte përfunduar jashtë planeve të trajnerit Arteta për aryse disiplinore dhe katalanasit kanë shfrytëzuar këtë situatë për të siguruar shërbimet e yllit të Gabonit.

Ish-kapiteni i Topçinjve është transferuar në Spanjë me kosto zero pas zgjidhjes së kontratës me klubin londinez. Përveç çmimit të kartonit, Barça ka kursyer shumë edhe për rogën e lojtarit.

Siç ka bërë të ditur Mundo Deportivo, Aubameyang do të paguhet vetëm 5000 euro në javë deri në fundin e këtij sezonit për të respektuar tavanin e çmimeve që është vendosur në La Liga.

Rroga e tij do të rritur duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Kontrata e tij me Barcelona-n do të zgjasë deri në vitin 2023.

Leave A Comment