• Home
  • La Liga
  • Aubameyang, “poligloti” i Barcelonës: Para portës jam gati të “vras”….

Aubameyang, “poligloti” i Barcelonës: Para portës jam gati të “vras”….

Barcelona prezanton Pierre-Emerick Aubameyang, i cili tashmë ka folur në mikrofonat zyrtarë televizivë të klubit katalanas: “Jam i lumtur, e desha shumë këtë transferim.

Pritëm deri në momentin e fundit, me Arsenalin ishte e vështirë, por tani jam këtu. Mendoj se mund të ndihmoj në fazën e finalizimit dhe do të jap gjithçka.

Jam lojtar i shpejtë dhe para portës nuk fal. Dua të ndihmoj Barçën dhe shokët e mi, duhet t’u japim tifozëve lumturi. Ajo që na pret është një sfidë e madhe, po punoj shumë dhe së shpejti do të jem mirë.

Flas pesë gjuhë: frëngjisht, italisht, spanjisht, anglisht dhe gjermanisht. Që në moshë të vogël, gjyshërit e mi më flisnin në spanjisht. Ata kanë jetuar në Francë, por gjithmonë kanë folur spanjisht. Gjithmonë kam dashur të bëhem futbollist”.

Leave A Comment