• Home
  • Moto GP
  • Australia mbetet pa asnjë garë, anullohet edhe ajo e MotoGP

Australia mbetet pa asnjë garë, anullohet edhe ajo e MotoGP

Pak orë pas vendimit për të anulluar garën e Çmimit të Madh të Formula 1, Australia mori vendimin për të anulluar edhe garën e MotoGP, që zhvillohet më 24 tetor në Phillip Island. Ky vendim erdhi për shkak të masave të rrepta anti-Covid që janë në Australi.

Vendin e kësaj gare do ta zërë ajo e Portimao (Portugali), ndërkohë që kalendari ka pësuar edhe disa spostime datash. Kështu, më 24 tetor do të zhvillohet gara e Sepangut (Malajzi), e afruar me një javë nga data fillestare. Ndërsa më 7 nëntor do të zhvillohet gara e Portimao.

Leave A Comment