• Home
  • Tenis
  • Australian Open/ Barty në raundin e tretë, eliminohet kampionia në fuqi

Australian Open/ Barty në raundin e tretë, eliminohet kampionia në fuqi

Në Melburn kanë nisur sot ndeshjet e raundit të tretë të grand slam-it Australian Open. Kampionia në fuqi e këtij turneu, tenistja japoneze Naomi Osaka, është mundur 2-1 nga amerikania Amanda Anisimova (4-6, 6-3, 7-6), duke u eliminuar.

Numri 1 në botë, tenistja vendase Ashleigh Barty, fitoi 2-0 (6-2, 6-3) ndaj italianes Camilla Giorgi, duke shkuar në raundin e katërt. Më tej shkon edhe bjellorusja Victoria Azarenka, që mundi po 2-0 (6-0, 6-2) ukrainasen Elina Svitolina.

Fitore me përmbysje arriti çekja Barbora Krejcikova, numri 4 në botë, që eliminoi 2-1 estonezen Jelena Ostapenko (2-6, 6-4, 6-4). Po 2-1 fitoi edhe tenistja spanjolle Paola Badosa, numri 8 në botë, që mundi ukrainsen Marta Kostyuk (6-2, 5-7, 7-4).

Në raundin e katërta avancon edhe tenistja greke Maria Sakkari, numri 5 në botë, që mundi 2-0 (6-4, 6-1) rusen Veronika Kudermetova. Një biletë për më tej sigurojnë edhe amerikanet Madison Keys dhe Jessica Pegula.

Leave A Comment