• Home
  • Tenis
  • Australian Open/ Medvedev, Muguruza e Halep debutojnë me fitore

Australian Open/ Medvedev, Muguruza e Halep debutojnë me fitore

Janë luajtur sot ndeshjet e mbetura të raundit të parë të grand slam të Australian Open për meshkuj e femra në tenis.

MESHKUJ – Numri 2 në botë, rusi Daniil Medvedev, fitoi 3-0 (6-1, 6-4, 7-6) ndaj zviceranit Henri Laaksonen, duke avancuar në raundin e dytë. Një biletë siguron edhe tenisti tjetër rus, numri 5 në botë, Andrey Rublev, që mposhti 3-0 (6-3, 6-2, 6-2) italianin Gianluca Mager.

Në raundin e dytë avancojnë edhe italiani Jannick Sinner, argjentinasi Diego Schwartzman, spanjolli Roberto Bautista-Agut, kroati Marin Cilic, bullgari Grimor Dimitrov si dhe francezët Richard Gasquet e Benoit Paire.

FEMRA – Ka nisur me fitore Aventura në këtë turne e rumunes Simona Halep, ish-numri 1 në botë, që mundi 2-0 (6-4, 6-3) polaken Magdalena French. Në raundiun e dytë shkon polakja tjetër Iga Swiatek (numri 7 në botë), që mundi 2-0 (6-3, 6-0) britaniken Harrier Dart.

Nuk zhgënjen spanjollja Garbine Muguruza, numri 3 në botë, që eliminoi 2-0 (6-3, 6-4) francezen Clara Burel. Në raundin e dytë shkojnë edhe rumunia Sorana Cirstea, estonezja Annet Kontaveit (numri 6), belgia Elise Mertens, rusja Anastasia Pavlyuchenkova (numri 10), francezja Alize Cornet e kazakja Elena Rybakina.

Leave A Comment