• Home
  • Tenis
  • Australian Open/ Medvedev, Nadal e Tsitsipas avancojnë në raundin e katërt

Australian Open/ Medvedev, Nadal e Tsitsipas avancojnë në raundin e katërt

Janë përcaktuar sot tenistët e radhës që avancojnë në raundin e katërt të grand slam të Australian Open për meshkuj.

Numri 2 në botë, rusi Daniil Medvedev, fitoi 3-0 (6-4, 6-4, 6-2) ndaj holandezit Van De Zandschlup, duke u konfirmuar si pretendenti kryesor për këtë turne. Më tej avancon edhe spanjolli Rafael Nadal, që mundi 3-1 rusin Karen Khachanov.

Nuk zhgënjen as greku Stefanos Tsitsipas, numri 4 në botë, që mposhti 3-1 (6-3, 7-6, 6-7, 6-4) francezin Benoit Paire, ndërsa kanadezi Felix Auger-Aliasime mundi 3-0 (6-4, 6-1, 6-1) britanikun Daniel Evans.

Leave A Comment