• Home
  • Tenis
  • Australian Open/ Nadal debuton me fitore, Osaka nis me triumf mbrojtjen e titullit

Australian Open/ Nadal debuton me fitore, Osaka nis me triumf mbrojtjen e titullit

Grand slam i Australian Open ka luajtur sot ndeshjet e para të raundit të parë.

FEMRA – Kampionia në fuqi për femra, tenistja japoneze Naomi Osaka, fitoi 2-0 (6-3, 6-3) ndaj kolumbianes Maria Osorio, duke avancuar më tej. Në raundin e dytë shkon edhe tenistja ukrainase Elina Svitolina, që mundi po 2-0 (6-1, 7-6) francezen Fiona Ferro.

Surprizë eliminimi i amerikanes Cori Gauff, që u mund 2-0 nga kinezja Qiand Wang. Nuk zhgënjen numri 5 në botë, tenistja greke Maria Sakkari, që mundi 2-0 gjermanen Tatjana Maria.

Në raundin e dytë shkojnë edhe tenistja çeke Barbora Krejcikova (numri 4 në botë), bjellorusja Victoria Azarenka, zvicerania Belinda Bencic.

MESHKUJ – Ka nisur me fitore aventura në Australian Open e tenistit spanjoll Rafael Nadal, që mundi 3-0 amerikanin Marcos Giron (6-1, 6-4, 6-2). Më tej shkon edhe italiani Matteo Berretini (numri 7 në botë), që mundi 3-1 amerikanin Brandon Nakashima.

Vuan disi por në fund ia del mbanë të fitojë kanadezi Denis Shapovalov, që fitoi 3-1 ndaj serbit Laslo Djere.

Leave A Comment