• Home
  • Tenis
  • Australian Open në panik, 3 teniste pozitive pas zbarkimit në Melburn

Australian Open në panik, 3 teniste pozitive pas zbarkimit në Melburn

Kur duhen edhe dy javë që të nis grand slam i Australian Open në tenis, organizatorët kanë nisur të shqetësohen, pasi tri teniste pjesëmarrëse kanë dalë pozitive pasi kanë mbërritur në Melburn.

E para që ka dalë pozitive është numri 11 në botë, Anastasia Pavlyuchenkova. Tensitja ruse ka mbërritur në Melburn ditën e martë dhe pak ditë pas mbërritjes ka dalë pozitive me Covid-19. Tenistja ka hyrë menjëherë në izolim, por nuk ka simptoma.

Sot është konfirmuar edhe pozitiviteti i tenistes polake Ursula Radwanska, numri 29 në botë. Ajo shprehet se ka patur simptoma të forta dhe po merr trajtim mjekësor, ndërkohë që është e izoluar në hotel.

Tenistja e tretë është hungarezja Dalma Galfi, që si dy të parat ndodhet në karantinë në Melburn, ku ndodhet prej dy ditësh. Të trija këto teniste janë në dilemë për të marrë pjesë apo jo në Australian Open.

Leave A Comment