• Home
  • Tenis
  • Australian Open nis pa Djokovic, serbi rrezikon 3 vjet përjashtim, por…

Australian Open nis pa Djokovic, serbi rrezikon 3 vjet përjashtim, por…

Ka nisur sot paradite në Melburn grand slam i Australian Open, turneu i parë i madh i këitj viti në tenis. Dy javët e fundit, ku turne mori vëmendjen e botës për shkak të përplasjës që numri 1 në botë, Novak Djokovic, pati me qeverinë australiane, që nuk lejoi tenistin të hyjë në këtë vend, i pavaksinuar.

Atij iu mohua dy herë viza hyrëse, fitoi të drejtën të hyjë në rastin e parë, porn ë apelimin e dytë humbi përballë gjykatës federale. Djokovic u largua që dje për në vendlindje, por ai rrezikon deri në 3 vite përjashtim nga Australia, për shkelje të procedurave. Madje ai u mbajt i izoluar në një hotel për emigrantë.

Gjithsesi, në Australi janë gati ta “falin” tenistin serb dhe ai që hap dyert për një rikthim vitin tjetër është kryeministri Scott Morrison: “Përjshtimi ka një efekt për 3 vjet, por do ta rishohim këtë çështje dhe mundësinë që tenisti të rikthehet të luajë tek ne sa më shpejt, duke respektuar rregullat”.

Leave A Comment