• Home
  • Tenis
  • Australian Open publikon listën: Konfirmohet Djokovic, mungon Serena Williams

Australian Open publikon listën: Konfirmohet Djokovic, mungon Serena Williams

Organizatorët e grand slam të Australian Open, turneu i parë i madh i vitit të ardhshëm, kanë bërë publike sot listën e tenistëve pjesëmarrës në këtë event, që nis më 17 janar në Melburn.

Numri 1 në botë për meshkuj, serbi Novak djokovic, do të jetë i pranishëm. Emri i tij është mes listës së tenistëve pjesëmarrës. Prania e tij ishte në dilemë, pasi ai nuk e ka bërë ende publike nëse është vaksinuar apo jo. Vaksinimi ka qenë kusht për të gjithë pjesëmarrësit.

Surprizë mungesa në Australian Open e tenistes amerikane Serena Williams, fituese e 23 grand slam. Ajo nuk është në listën e tenisteve pjesëmarrëseve dhe ende nuk dihet arsyeja. Ajo duhej të luante në Melburn, por duket se ka ndodhur diçka në momentin e fundit.

Leave A Comment