• Home
  • Tenis
  • Australian Open/ Tsitsipas e Swiatek në çerekfinale, eliminohet numri 2 në botë

Australian Open/ Tsitsipas e Swiatek në çerekfinale, eliminohet numri 2 në botë

Janë mbyllur ndeshjet e raundit të katërt të grand slam-it të Australia Open, duke përcaktuar çiftet çerekfinaliste në të dyja kategoritë.

Italiani Jannik Sinner avancon më tej pas fitores 3-0 (7-6, 6-3, 6-4) ndaj australianit Alex de Minaur, në një ndeshje me rivalitet vetëm në setin e parë. Pas pesë setesh dhe 3.30 minutash lojë fiton edhe tenisti grek Stefanos Tsitsipas, që mundi 3-2 amerikanin Taylor Fritz (4-6, 6-4, 4-6, 6-3, 6-4).

Te femrat, eliminohet numri 2 në botë, tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka. Ajo u mund 2-1 (5-7, 6-2, 7-6) nga ribvalja estoneze Kaia Kanepi, në një ndeshje me shumë emocione. Fitore me përmbysje arriti tenistja polake Iga Swiatek, numri 7 në botë, e cila mposhti 2-1 (5-7, 6-3, 6-3) rumunen Sorana Cirstea.

Leave A Comment