• Home
  • Tenis
  • Australian Open, Zverev dhe Osaka avancojnë në raundin e tretë

Australian Open, Zverev dhe Osaka avancojnë në raundin e tretë

Tenisti gjerman Alexander Zverev, numri 3 në botë, ka avancuar sot në raundin e tretë të grand slam të Australian Open, pas fitores 3-0 arritur sot ndaj australianit John Millman (6-4, 6-4, 6-0).

Në raundin e tretë avancon edhe rusi Karen Khachanov, pas fitores 3-0 ndaj Benjamin Bonzi. Surprizë eliminimi i hungarezit Hubert Hurkacz (numri 10 në botë), që u mund  3-0 nga francezi Adrian Mannarino.

Te femrat, spikat fitorja e kampiones në fuqi, japonezes Naomi Osaka, që mposhtin 2-0 (6-0, 6-4) amerikanen Madison Brengle. Nuk zhgënjen tenistja greke Maria Sakkari, numri 5 në botë, që mundi 2-0 (6-1, 6-4) kinezen Qinwen Zheng.

Leave A Comment