• Home
  • Tenis
  • Avokatët e Djokovic: Pozitiv më 16 dhjetor, tashmë është i shëruar

Avokatët e Djokovic: Pozitiv më 16 dhjetor, tashmë është i shëruar

Zbulohen detaje të reja në lidhje me çështjen e ndalimit në aeroport të tenistit serb Novak Djokovic. Më 16 dhjetor të vitit të kaluar, ai ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ndaj dhe vendosi të mos luajë në turneun e ATP Cup, eventi i ekipeve kombëtare që po zhvillohet aktualisht në Sidney të Australisë.

Për shkak se ka kaluar koronavirus para Krishtlindjeve, ai ka kërkuar “leje mjekësore” (nuk është vaksinuar), si një person që e ka kaluar tashmë infektimin dhe është shëruar, periudhë kjo 6 muaj para eventit të Australian Open. Këtë detaj e kanë zbuluar sot avokatët e tenistit serb, numri 1 në botë, që po apelojnë që ai të luajë në grand slam.

Aktualisht, Djokovic ndodhet i izoluar prej 3 ditësh në një hotel për emigrantë në Melburn dhe pret që ditën e hënë të mësojë fatin e tij, nëse do të lejohet të hyjë në Australi apo jo. Vendimi do të merret nga një gjykatë në Melburn dhe në rast se nuk lejon Djokovic të luajë, ai rrezikon 3 vite përjashtim nga ky shtet.

Ndërkohë, përmes një postimi në rrjetet sociale, tenisti serb ka falënderuar fansat e tij anembanë botës për mbështetjen që po i japing, teksa është i izoluar në hotel.

Leave A Comment