• Home
  • Tenis
  • Bach tjetër telefonatë me tenisten kineze: Do të takohemi gjatë Olimpiadës

Bach tjetër telefonatë me tenisten kineze: Do të takohemi gjatë Olimpiadës

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, ka deklaruar se ka patur një bisedë të dytë me video me tenisten kineze Shuai Peng. Kjo e fundit është në qendër të vëmendjes pas akuzave për dhunë seksuale nga ish-zv.kryeministri kinez dhe më pas u zhduk nga qarkullimi.

Në dy bisedat që kemi bërë ajo ka shprehur respektin ndaj nesh dhe faktit që kemi kërkuar ta kontaktojmë. Kemi folur për shumë gjëra dhe do të bisedojmë sërish në të ardhmen. Gjithsesi, duhet të respektojmë të drejtën e saj për këtë çështje”, u shpreh Thomas Bach për mediat.

“WTA mori një vendim pr të anulluar veprimtaritë në kinë, duke ndjekur një mënyrë ndryshe të trajtimit të kësaj çështje. Kemi rënë dakord me tenisten për t’u takuar së bashku gjatë Olimpiadës dimërore në Pekin, duke shpresuar që shëndeti i saj të jetë sa më i mirë”, tha Bach.

Leave A Comment