• Home
  • Moto GP
  • Bagnaia fiton në Portugali, gara mbyllet me flamur të kuq pas aksidentit të Oliveira

Bagnaia fiton në Portugali, gara mbyllet me flamur të kuq pas aksidentit të Oliveira

Piloti italian i Ducati, Francesco Bagnaia, fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Portugalisë në MotoGP, zhvilluar në pistën e Algarve. Suksesi i tretë sezonal për Bagnaia, një fitore më së shumti për statistikë, pasi titulli kampion për pilotë është mbyllur dy javë më parë, fituar nga francezo Fabio Quartararo (sot nuk e mbylli garën).

Gjithsesi, gara e sotme nuk u mbyll, pasi 2 xhiro nga fundi u valëvit flamuri I kuq, pas aksidentit mes spanjollit Iker Lacuna dhe portugezit Miguel Oliveira. Ky i fundit pati një dëmtim më të rëndë se kolegu i tij, duke detyruar organizatorët e garës ta mbyllnin atë para kohe. Gjithsesi, të dy pilotët janë jashtë rrezikut për jetën.

Për sa i përket garës së sotme, ajo u dominua nga Bagnaia, që e nisi atë nga vendi i parë, pas “pole” që siguroi dje. I dyti u klasifikua spanjolli i Suzuki, Joan Mir, që la pas australianin Jack Miller me motorin tjetër Ducati. Motori italian dominon renditjen e MotoGP për konstruktorë pas kësaj gare, duke lënë pas Yamaha.

Leave A Comment