• Home
  • Moto GP
  • Bagnaia hedh kandidaturën për titullin, më i shpejti në testet dimërore

Bagnaia hedh kandidaturën për titullin, më i shpejti në testet dimërore

Pak ditë pas përfundimit të sezonit 2021 në MotoGP, pilotët i janë rikthyer pistës për të zhvilluar testet e dimërore, që zhvillohen çdo vit pas përfundimit të garës së fundit. Këto teste u zhvilluan në pistën spanjolle të Jerez.

Më i shpejti në pistë ka qenë italiani Francesco Bagnaia me Ducati zyrtar. Ai dha kohën 1’36”872, duke përshkruar në total 110 xhiro. Pas tij u rendit shoku i tij i skuadrës, australiani Jack Miller. Gjatë testeve pilotët provuan disa risi që do të aplikohen vitin tjetër.

Duket qartë se motori italian është më i shpejti në pistë, çka e konfirmuan edhe garat e fundit të këtij sezoni. Për pasojë, Ducati, kampion këtë sezon për konstruktorë, synon të triumfojë edhe vitin tjetër. Jo vetëm kaq, por edhe Bagnaia shihet si favoriti kryesor në garën për pilotë, duke hedhur kandidaturën për titull.

Leave A Comment