• Home
  • Moto GP
  • Bagnaia korr fitoren e dytë radhazi dhe shpreson për botërorin

Bagnaia korr fitoren e dytë radhazi dhe shpreson për botërorin

Fitorja e dytë radhazi në kampionatin e MotoGP për pilotin italian të Ducati, Francesco Bagnaia, që triumfoi në garën e Çmimit të Madh të San Marino, zhvilluar në pistën e Misano. Sukses që mban ende gjallë shpresat e tij për titullin kampion.

Bagnaia redukton në 48 pikë diferencën me kryesuesin e botërorit, francezin Fabio Quartararo, që në garën e fundit u klasifikua i dyti me motorin Yamaha. Ndërsa i treti u rendit Enea Bastianini me Ducati Avantia, një rezultat surprizë.

Leave A Comment