• Home
  • Moto GP
  • Bagnaia më i shpejti dhe rekord në Portimao, siguron “pole” e pestë radhazi

Bagnaia më i shpejti dhe rekord në Portimao, siguron “pole” e pestë radhazi

Piloti italian Francesco Bagnaia me Ducati ka siguruar sot pasdite “pole position” në pistën e Portimao, ku të dielën do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Portugalisë në MotoGP. Ai dha kohën 1’38,725, rekord për këtë pistë.

Në vendin e dytë u kualifikua australiani Jack Miller me motorin tjetër Ducati, duke konfirmuar supremacionë e motorit italian në këtë pistë. Ndërsa i treti u rendit spanjolli i Suzuki, Johan Mir, një treshe kjo që do ta nisë garën e nesërme nga vija e parë e startit.

Zhgënjeu francezi i Yamaha, Fabio Quartararo, kampion bote i shpallur dy javë më parë. Ai u klasifikua në vendin e shtatë. Ndërsa për Bagnaia, ky është “pole” i pestë radhazi, duke qenë një ndër më të mirët e këtij sezoni.

Leave A Comment