• Home
  • Moto GP
  • Bagnaia siguron “pole” edhe në Amerikë, sfidë për titullin me Quartararo

Bagnaia siguron “pole” edhe në Amerikë, sfidë për titullin me Quartararo

Piloti italian Francesco Bagnaia me Ducati ka siguruar sot në mbrëmje “pole position” në pistën  Red Bull Grand Prix, të vlefshëm për garën e Çmimit të Madh të Amerikës në MotoGP (gara zhvillohet të dielën në mbrëmje me orën shqiptare). Ai dha kohën  2’02”781, duke lënë pas kryesuesin e renditjes botërore, francezin e Yamaha, Fabio Quartararo.

Të dy këta pilotë duelojnë për titullin kampion dhe do të sfidojnë njëri-tjetrin edhe nesër në pistë. Për Bagnaia ky është “pole” i tretë radhazi, i katërti këtë sezon. I treti u klasifikua spanjolli i Honda, Marc Marquez, që bëri një paraqitje të mirë. Zhgënjen sërish Valentino Rossi, shumë larg më të mirëve në provat zyrtare të zhvilluara sot.

Leave A Comment