• Home
  • Moto GP
  • Bagnaia triumfon në pistën e Aragon dhe rihap garën për titullin në MotoGP

Bagnaia triumfon në pistën e Aragon dhe rihap garën për titullin në MotoGP

Piloti italian Francesco Bagnaia me Ducati fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Spanjës në MotoGP, zhvilluar në pistën spanjolle të Aragon. Ai e nisi garën nga “pole” siguruar dje dhe e ruajti kreun deri në fund, megjithë duelin rrotë më rrotë ndaj Marc Marquez me Honda, që doli i dyti.

Një garë mjaft e bukur, ku Bagnaia dhe Marquez dueluan fort për triumfin, por italiani arrinte gjithnjë të mbante kreun, pavarësisht sulmeve të spanjollit, sidomos në tri xhirot e fundit. Në vendin etretë në pistën e Aragon u klasifikua spanjolli Joan Mir me Suzuki.

Për sa i përket renditjes së përgjithshmë në MotoGP, ajo vijon të kryesohet nga francezi i Yamaha, Fabio Quartararo, me 214 pikë. Ai ka 53 pikë më shumë se Bagnaia dhe 57 pikë më shumë se Mir, që mbajnë ende hapur garën për titullin kampion. Gara e radhës, pas një jave në Itali.

 

Leave A Comment