• Home
  • Moto GP
  • Bagnaia triumfon në Valencia, festë dhe lamtumirë për Valentino Rossi

Bagnaia triumfon në Valencia, festë dhe lamtumirë për Valentino Rossi

Piloti italian i Ducati, Francesco Bagnaia, fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Valencia në MotoGP, gara e fundit sezonale. Një sukses më së shumti për statistikë për Bagnaia, pasi titulli kampion është vendosur kohë më parë. Ai është fituar nga francezi i Yamaha, Fabio Quartararo, që sot u klasifikua në vendin e pestë.

Në podium u ngjitën edhe spanjolli Jorge Martin me Ducati Pramac (e nisi garën nga “pole”), ndërsa i treti u rendit australiani Jack Miller me motorin tjetër zyrtar të Ducati. Për sa i përket garës. Ajo u vendos në mesin e saj, kur Bagnaia parakaloi Martin dhe më pas e ruajti kreun deri në fund, duke e merituar fitoren.

Vëmendja në garën e sotme ishte te një tjetër pilot italian, Valentino Rossi me Yamaha Petronas (i dhjeti sot). Legjenda e MotoGP zhvilloi sot garën e tij të fundit në karrierë, pasi ka vendosur të tërhiqet nga ky sport, ku ka fituar 9 tituj kampionë. Emocionet e kësaj gare ishin të mëdha për Rossi, që u përshëndet nga fansat e shumtë e kolegët e tij pas garës.

Leave A Comment