• Home
  • La Liga
  • Bale dhe Hazard, sërish në pankinë? Ancelotti humb durimin: Pse më pyetni gjithmonë për ta?

Bale dhe Hazard, sërish në pankinë? Ancelotti humb durimin: Pse më pyetni gjithmonë për ta?

Real Madridi u eliminua në mënyrë sensacionale në çerekfinale të Kupës së Mbretit. Polemika kundër Carlo Ancelotti, fajtor për përjashtimin e lojtarëve si Bale dhe Hazard edhe në këtë kompeticion.

“Nuk kam asgjë për të thënë për këtë. Pse më pyesni gjithmonë për Bale, Hazard dhe Jovic? Pse nuk pyet edhe për Ceballos apo Carvajal? Nëse duam të flasim për atë se kush nuk ka luajtur, duhet të flasim për të gjithë, jo vetëm për këta të tre.

Nuk ishin vetëm ata në stol. Si trajner bëj zgjedhjet në të mirë të skuadrës. Ndodh që ndonjëherë nuk shkon ashtu si duhet. Kam shumë lojtarë në dispozicion, të gjithë thuajse në të njëjtin nivel”, – replikoi trajneri italian i “Los Blancos” me gazetarët.

NDESHJA – Një gol në minutën e 89-të nga Alex Berenguer fundosi Real Madridin dhe e çoi Athletic Bilbao në gjysmëfinalen e “Copa del Rey”. Goli i anësorit bardhekuq, i cili hyri në minutën e 46-të në fushë dhe shënoi golin e ndeshjes në fund (1-0), vendosi sfidën e “San Mamés”.

“Los Blancos” e Ancelotti, pra, u eliminuan nga kupa. Nje disfatë qe mban edhe firmën e Casemiros, i cili dhuroi topin vendimtar te goli. Në fakt, brazilianët e Realit mbërritën nga kombëtarja padje në mbrëmje dhe të enjten ishin në fushë, gjë për të cilën mori kritika Ancelotti.

Leave A Comment